LAJMI I FUNDIT:

Ferizaj, tetë vjet burgim për grabitësin e stolive dhe parave

Ferizaj, tetë vjet burgim për grabitësin e stolive dhe parave

Gjykata Themelore në Ferizaj, trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, më 24 mars 2017, shpalli aktgjykimin ndaj të pandehurit Xh.S, i cili në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale ‘grabitje’ si dhe veprën penale ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Trupi Gjykues të pandehurin Xh.S për veprën penale ‘grabitja’ e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tetë viteve dhe dënim me gjobë në shumë prej tremijë euro.


“I pandehuri Xh.S, akuzohet se gjatë vitit 2015 në Ferizaj, si anëtar i grupit ka hyrë në shtëpinë e A.S së bashku me vëllanë e tij dhe një person tani të panjohur, të cilët me përdorimin e forcës dhe nën kërcënimin e forcës dhe armëve kanë përvetësuar pasurinë e luajtshme të të dëmtuarit, me qëllim që t’i sjellin vetes dobi pasurore të kundërligjshme, në atë mënyrë që të maskuar janë futur në shtëpinë e të pandehurit dhe kanë kapur të dëmtuarin G.S i cili ishte i vetëm në shtëpi, duke e tërhequr zvarrë dhe duke i kërkuar parat e babait të tij i cili posedon një ndërmarrje për këmbimin e valutave, duke ia drejtuar revolen, me ç’rast kanë filluar të demolojnë orenditë e dhomave, ku kanë gjetur dymijë e treqind (2.300) € euro dhe stoli ari në vlerë rreth njëmijë e katërqind (1.400) €”, thuhet në njofim.

Sa i përket veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa-autorizuar të armëve i pandehuri Xh.S, lirohet nga akuza, meqë nuk është vërtetuar se i njëjti ka kryer këtë vepër penale.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori