LAJMI I FUNDIT:

Femrat atraktive kanë më pak partnerë seksualë: Hulumtimi ka zbuluar shkakun!

Femrat atraktive kanë më pak partnerë seksualë: Hulumtimi ka zbuluar shkakun!

Sa më atraktive të jetë femra, aq më pak do të ketë partnerë seksualë, ka treguar hulumtimi, rezultatet e të cilit janë në kundërshtim me mendimin e rrënjosur.

Aq më tepër, ato janë të gatshme për lidhje afatgjata, ndërkaq përparësia e vetme të cilën e kanë është në vënien e rregullave në marrëdhënie me partnerin, gjë që me siguri rezulton pikërisht me lidhjen e gjatë me partnerin.


Shkencëtarët kanë zbuluar se gratë që janë atraktive janë të prirura për marrëdhënie të gjata, në krahasim me meshkujt tërheqës, të cilët janë më shumë për aventura sesa marrëdhënie të gjatë ku besnikëria vetëkuptohet.

Rezultatet treguan se gratë tërheqëse kanë më pak partnerë, transmeton Telegrafi.

Femrat tërheqëse kanë më shumë sukses në vendosjen e rregullave në një marrëdhënie dhe janë më dominuese se meshkujt, dhe kjo është një nga arsyet se pse mbeten në marrëdhënie afatgjata.

Nga ana tjetër, burrat, të cilët gratë i konsiderojnë të dëshirueshme, kanë partnere të shumta.

Hulumtimet kanë treguar se gratë i zgjedhin partnerët e tyre po aq tërheqës sa ato, por edhe partnerë të cilët janë të ngjashëm në aspektin material dhe statusin social.

Edhe pse vazhdimisht në televizor shohim çifte në të cilat gratë tërheqëse janë martuar ose janë në lidhje me një partner i cili nuk është tërheqë, por i pasur, sipas këtij studimi, lidhje të tilla nuk janë të zakonshme në popullatën e përgjithshme. /Telegrafi/