LAJMI I FUNDIT:

Fëmijët në Akademinë jCoders

Fëmijët në Akademinë jCoders

Gjatë kohës që shkollat janë në pushim vjetor, jCoders hap akademinë verore gjatë të cilës fëmijët e moshës 8-13 dhe te rinjtë e moshës 13 deri 18 do të mësojnë më shumë rreth krijimeve teknologjike duke krijuar dhe sfiduar vetën. Kësaj radhe planprogrami dhe aktivitetet janë më intensive dhe më atraktive së kurrë më parë.

Tash fëmijëve kosovar ju ofrohet një mundësi të jenë pjesë e planprogramit verorë të Akademisë jCoders, akademi e cila është e akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) dhe e kanë mundësinë të kalojnë një verë e cila nxitë krijimin dhe kreativitetin dhe zhvillon aftësitë teknike, siç janë programimi, elektronika dhe robotika, të cilat tashmë është e çartë që janë kritike për një të ardhme të shëndoshë dhe të pasur.

Aftësitë të cilat fitohen duke qenë pjesë e Akademisë jCoders do të ia japin fëmijëve lirinë e zhvillimit të ideve të tyre në realitet, fëmijët do të jenë në gjendje të mendojnë dhe ndërtojnë aplikacione, lojëra ose pajisje të cilat mund të ndihmojnë tjerët ose edhe të lehtësojnë jetën e ndonjë komuniteti.

Kjo liri e ndërtimit dhe zhvillimit në fushën e teknologjisë i’u hap dyert fëmijëve për një të ardhme të suksesshme, si dhe zhvillon aftësitë problem zgjidhëse, aftësitë logjike si dhe aftësitë teknike të cilat janë të ranguara si aftësi themelore të shekullit 21.

Për të gjithë ju që dëshironi të jepni fëmijës tuaj mundësinë të bëhen pjesë e planprogramit veror të jCoders ose edhe atij te rregullt – plotësoni formën e regjistrimit duke klikuar këtu. Afati i fundit për regjistrim është këtë javë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/channel/UCgmte100z50D-PbAkSNz1Eg