LAJMI I FUNDIT:

Federer dhe Nadal vazhdojn në raundin e tretë të Indian Wells

Federer dhe Nadal vazhdojn në raundin e tretë të Indian Wells
INDIAN WELLS, CA - MARCH 12: Roger Federer of Switzerland shakes hands at the net after his straight sets victory against Stephane Robert of France in their second round match during day seven of the BNP Paribas Open at Indian Wells Tennis Garden on March 12, 2017 in Indian Wells, California. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Tenistët më të mirë të botës nuk gabuan në ndeshjet e tyre në turneun Masters 1000 të Indian Wells dhe u kualifikuan për në raundin e tretë të këtij turneu.

Novak Djokovic, edhe pse me vështirësi, arriti të kalojë britanikun Kyle Edmund, duke e mundur në dy sete (6-4 dhe 7-6).


Seti i dytë ishte ai ku numri dy i botës hasi problemet më të mëdha, pasi u gjend në disavantazhin 0-3. Gjithsesi, tenisti serb arriti të kthejë setin në favorin e tij, duke e fituar atë me “tie break”.

Më të lehta i patën ndeshjet e tyre Rafael Nadal e Kei Nishikori. Tenisti spanjoll u kualifikua për në raundin e tretë të Indian Wells pasi mposhti argjentinasin Guido Pella 2-0 me sete (6-3 dhe 6-2). Edhe Kei Nishikori e fitoi 2-0 ndeshjen e tij ndaj britanikut Daniel Evans (6-3 dhe 6-4) dhe si kundërshtar të radhës do të ketë tenistin nga Luksemburgu, Gilles Muller.

Roger Federer i bashkohet Djokovicit dhe Nadalit në raundin e tretë të Indian Wells.

Zvicerani, fituesi i 18 titujve Grand Slam, eliminoi në raundin e dytë francezin Stephane Robert, teksa e mposhti 2-0. Ishte një ndeshje e dominuar plotësisht nga 35-vjeçari, i cili i fitoi setet me rezultatin 6-2 dhe 6-1. /Tch/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori