LAJMI I FUNDIT:

Facebook lëshon tiparin e SnapcChat, Stories!

Facebook lëshon tiparin e SnapcChat, Stories!

Pasiqë aplikacionet e famshme në pronësi të Facebook sikurse Instagram dhe WhatsApp morrën një tipar identik me Snapchat Stories, dje gjatë ditës rrjeti më i madh social në botë Facebook lëshoi për përdoruesit e saj një funksion dhe qasje të re në Facebook Camera, që ua mundëson përdoruesve të shtojnë efekte për fotot dhe videot e tyre.

Përdoruesit e Facebook tani mund të ndajnë këtë përmbajtje në Facebook Stories që shfaqet sipër News Feed-it në versionin mobil të aplikacionit, ndërsa tipari punon ngjashëm me postimet 24-orëshe që tashmë janë në Instagram.


Postimet e reja me efekte vizuale mund të ndahen në News Feed të miqve individualë nëpër mesazhe të reja përmes “Facebook Direct” dhe të njëjtat zhduken pas disa kohe.

Facebook tha se është zhvendosur nga postimet e statusit që kanë qenë kryesisht tekstuale pas 10 vjetësh, për të kaluar në foto dhe video si opsion primar i saj për shpërndarjen e përmbajtjes.