LAJMI I FUNDIT:

Facebook është i dëmshëm për shëndetin psikologjik, shkakton xhelozi dhe palumturi

Facebook është i dëmshëm për shëndetin psikologjik, shkakton xhelozi dhe palumturi

Një studim ka zbuluar se rrjeti social ‘Facebook’ është duke i bërë njerëzit të palumtur dhe ata që vuajnë nga “xhelozia përmes Facebook-ut” janë më të prirë të vuajnë nga depresioni.

Përdoruesit të cilët nuk e kishin përdorur për një javë këtë rrjet social kishin raportuar për më shumë kënaqësi në jetë dhe e kishin vlerësuar mirëqenien e tyre me nota të larta, transmeton Telegrafi.


Eksperimenti i kryer nga Universiteti i Kopenhagës kishte përfshirë 1,095 njerëz, gjysmës prej të cilëve u ishte kërkuar t’i vazhdojnë shprehitë e tyre në Facebook, ndërsa gjysmës tjetër u ishte kërkuar të mos hynë në Facebook për një javë.

Nga abstenimi i Facebook-ut më së shumti kishin përfituar personat të cilët më herët kishin raportuar për nivele të larta të xhelozisë përmes Facebook-ut – pra ata që kishin tendencë t’i xhelozojnë aktivitetet e miqve të cilat i kanë postuar në rrjete sociale.

Është e vërtet se Facebook-u po na mundëson të komunikojmë më lehtë dhe më mirë se asnjëherë më parë, por njëkohësisht është duke shkaktuar dëme edhe në mirëqenien tonë përmes dukurive negative që i shkakton në të menduarit e njerëzve.

Studimi gjithashtu ka zbuluar se aq më shumë kohë që personat e moshave 19–32 vjet i shpenzojnë në rrjete sociale, aq më të prirë do të bëhen për të vuajtur nga depresioni. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori