LAJMI I FUNDIT:

Euroleague, CSKA e Moskës nuk njeh rivalë

Euroleague, CSKA e Moskës nuk njeh rivalë

CSKA e Moskës nuk përmbahet në sezonin e rregullt të Euroligës së Basketbollit. Skuadra ruse mposhti vetëm me një pikë diferencë 91-90 Realin e Madridit, për fitoren e gjashtë në po kaq ndeshje.

Francezi De Colo u shfaq në versionin e tij më të mirë duke shënuar 28 pikë në total, ndërsa Teodosic shtoi edhe 15 pikë të tjera për moskovitët. Në CSKA Universal Sports Hall të Moskës para 12 000 shikuesve të dyja skuadrat dhuruan një mbrëmje spektkaolare, megjithatë në fund triumfuan vendasit me vetëm një pikë më shumë, falë avantazhit prej 13 pikësh të arritur që në periodën e tretë. Për spanjollët kjo ishte humbja e dytë në 6 ndeshjet të zhvilluara gjithsej.


Një sfidë pliot rivalitet u zhvillua edhe në derbin e Ballkanit mes Galatasarayt dhe Olimpiakosit, që u myll 89-87 në favor të skuadrës turke. Pas një periodë të parë të dobët që u mbyll 14-20, vendasit e rritën progresivisht ritmin, duke shkuar deri plus 14 pikë në periodën e tretë. Në periodën e katër Olimpiakos bëri gjithcka për të përmbysur shifrat por nuk pati kohën e mjaftueshme për të ndryshuar fatin e ndeshjes. Amerikani Dentmon rezultoi më i miri në këtë derbi me 22 pikë, ndërsa për Olimpiakosin spikati Mantzaris me 19 pikë.

Baskonia i shkaktoi humbjen e dytë radhazi Ferenbahces, zhgënjeu në Fernando Buesa Arena. 86-52 shënonte tabela ekeltronike pas rënies së sirenës për përfundimn e ndeshjes, me skuadrën turke që zhvilloi lojën më të dobët në 6 takimet e deritanishme të sezonit të rregullt. Të dyja skuadrat renditen në zonën play off me nga 4 fitore dhe 2 humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Jude Bellingham emëron futbollistin më të mirë në botë - ka shënuar vetëm 21 gola në të gjitha garat

Jude Bellingham emëron futbollistin më të mirë në botë - ka shënuar vetëm 21 gola në të gjitha garat

La Liga
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

La Liga
Kontratë të re dhe rritje page, Reali blindon yllin e ri

Kontratë të re dhe rritje page, Reali blindon yllin e ri

La Liga
Mesut Ozil me premtim të madh për tifozët e Tottenhamit nëse mposhtin Man Cityn sonte

Mesut Ozil me premtim të madh për tifozët e Tottenhamit nëse mposhtin Man Cityn sonte

Premier League
Luis Enrique i përgjigjet pyetjes për të ardhmen e Mbappes, por në një mënyrë të pazakontë

Luis Enrique i përgjigjet pyetjes për të ardhmen e Mbappes, por në një mënyrë të pazakontë

Ligue 1
Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro

Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori