Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan ka hedhur poshtë me zemërim, krahasimet që u janë bërë protestave në rrugë në Turqi me kryengritjen e Pranverës Arabe. Ai ka reaguar kështu, ndërsa për të katërtën ditë me radhë po vazhdojnë protestat, e rrjedhimisht edhe përleshjet në mes të policisë dhe protestuesve.
Erdogan tha të hënën se protestat anti-qeveritare në Stamboll, Ankara dhe në qytetet tjera janë organizuar nga ekstremistët.
“Sa iu përket këtyre incidenteve, si kryeministër dhe si banor i Stambollit, dëshiroj të them se nëse nuk përfshijmë ata që u janë bashkuar protestave nga ndjenjat naive dhe emocionet pas thirrjeve të bëra në mediat sociale (do ta shohim këtë), ata që organizojnë këto protesta janë elemente ekstremiste, dhe fatkeqësisht njerëzit iu bashkuan”, u shpreh Erdogan, transmeton REL.
Ai ka bërë këto komente në Stamboll para se të largohej për një turne në Afrikën Veriore, ku përfshihet Tunizia- djepi i revoltës së Pranverës Arabe- tha se ata që i quajnë protestat aktuale- ‘Pranverë turke’, nuk e njohin Turqinë.
Ndaras, presidenti turk Abdullah Gul ka bërë thirrje të hënën për qetësi dhe ka thënë se demonstratat paqësore janë pjesë e demokracisë. Gul ka shtuar se “mesazhet e protestuesve për qëllime të mira janë shpërndarë”.
Ndërkohë, policia turke ka hedhur gaz lotsjellës edhe të hënën në Ankara, në ditën e katërt të protestave kundër qeverisë së Erdoganit.
Në Izmir, protestuesit kanë hedhur gjatë natës bomba ndaj zyrave të Partisë Për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të Erdoganit.
Demonstratat kanë nisur të premten pas forcës së tepruar të policisë, që përdori ndaj protestuesve që kundërshtonin ulur shkuljen e pemëve në sheshin Taksim të Stambollit. Që atëherë janë përshkallëzuar.
Shtetet e Bashkuara janë shprehur të shqetësuara me trajtimin e protestave në Turqi.
Protestuesit akuzojnë AKP-në me rrënjë islamike të Erdoganit, se gradualisht po imponon sundim islamik në shtetin sekular të Turqisë.
Një javë para protestave, Turqia ndaloi reklamimin e alkoolit dhe vendosi kufizime në shitjen e tij.
Thirrjeve për përmbajtje ndaj protestuesve të aleatëve të Turqisë në NATO, Britanisë, Francës dhe SHBA-së, i është bashkuar edhe Bashkimi Evropian, përmes shefes së diplomacisë, Catherine Ashton, e cila dënoi “përdorimin disproporcional të forcës” nga policia. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
NATO ka nisur një nga dislokimet më të mëdha detare
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre