LAJMI I FUNDIT:

Dy ujq të mëdhenj filmohen duke vrapuar në autostradë, gruaja rrëfen ngjarjen (Video)

Dy ujq të mëdhenj filmohen duke vrapuar në autostradë, gruaja rrëfen ngjarjen (Video)

Një grua ka filmuar momentin e pabesueshëm kur dy ujq të mëdhenj po vraponin paralel me veturën e saj në një autostradë në Kanada.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Rhonda Miller ishte në rrugë për në punë në Territoret e Kanadasë veriperëndimore, javën e kaluar kur ajo pa ujqërit.


Fillimisht ajo – nga largësia – kishte menduar se po shihte ndonjë njeri që po vraponte, por më vonë e kuptoi se bëhej fjalë për diçka tjetër.

“Fillova paksa të frikësohesha”, ka rrëfyer ajo.

Ajo me kujdes ka ruajtur distancën e saj në anën e kundërt të rrugës, derisa po filmonte ujqërit për disa sekonda. /Telegrafi/