LAJMI I FUNDIT:

Domatet, pjeshkat dhe ushqimet tjera që NUK duhet t’i vendosni në FRIGORIFER

Domatet, pjeshkat dhe ushqimet tjera që NUK duhet t’i vendosni në FRIGORIFER

Nëse keni tendenca t’i vendosni të gjitha ushqimet në frigorifer për t’i mbajtur më të freskëta, atëherë në disa raste mund ta keni gabim.

Procesi i ftohjes mund të shkaktojë humbjen e shijes te disa produkte, prandaj është më mirë t’i mbani larg frigoriferit, transmeton Telegrafi.


Por, cilat janë këto produkte?

Pjeshkat dhe nektarinat

Pjeshkat dhe nektarinat, si dhe disa fruta tjerë të kësaj familje mund të bëhen viktimë e dëmeve të ftohjes nëse vendosen në frigorifer. Pra, a e dini çfarë do të thotë kjo? Ato e humbin krejtësisht shijen, të vrazhda dhe e gjithë ajo ëmbëlsi e cila ju bën t’i adhuroni ato, humbet.

Shalqinjtë

Shkencëtarët dhe agjencitë e ndryshme të shëndetësisë kanë zbuluar se vendosja e shalqinjve në temperaturë të dhomës iu ndihmojnë atyre t’i ruajnë antioksidantët që i posedojnë. Sidoqoftë, pasi t’i keni prerë shalqitnjë, preferohet t’i vendosni në frigorifer për të parandaluar rritjen e baktereve.

Domatet

Nëse dëshironi që domatet të mbajnë shije të ëmbël dhe tejet të shijshme, atëherë, përveç nëse nuk janë domatet krejtësisht të prera, mos i vendosni në frigorifer. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori