LAJMI I FUNDIT:

Doktori rus zotohet se sistemi i imunitetit mund të rikuperohet brenda 15 SEKONDAVE! Kjo është teknika e tij

Doktori rus zotohet se sistemi i imunitetit mund të rikuperohet brenda 15 SEKONDAVE! Kjo është teknika e tij
-->

Nëse shpeshherë ftoheni apo sëmureni nga grupi, atëherë menjëherë duhet ta forconi sistemin e imunitetit me qëllim që t’i shmangni komplikimet e ardhshme dhe problemet shëndetësore.

Sipas doktorit të njohur rus, Dr. Sergei Bubnovkiy, sistemi juaj i imunitetit do të përmirësohet dukshëm nëse i vendosni këmbët në ujë të ftohët për 10-15 sekonda çdo ditë. Ai gjithashtu pohon se kjo metodë do t’ju ndihmojë t’i parandaloni gripat dhe të ftohtin, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, ju duhet ta mbushni një legen me ujë të ftohët dhe të vendosni sa më shumë akuj në të – pra, aq më shumë akuj që vendosni në ujin e ftohët, aq më mirë do të jetë për shëndetin tuaj. Pastaj, i vendosni këmbët në ujë dhe i mbani aty për 10-15 sekonda. Këtë e përsëritni çdo natë para se të flini.

Nëse sistemi juaj i imunitetit është i dobët, ai rekomandon ta përsëritni këtë çdo katër orë.

Një studim i fundit i kryer nga Universiteti i Virgjinias ka zbuluar se uji i akullt e stimulon prodhimin e norefineferinës, i cili është hormon vital për forcimin e sistemit të imunitetit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori