LAJMI I FUNDIT:

Dizajneri i Ferrari Enzo, do të prezantojë një makinë të re gjatë këtyre ditëve (Foto)

Dizajneri i Ferrari Enzo, do të prezantojë një makinë të re gjatë këtyre ditëve (Foto)

Ken Okuyama nga Japonia, nuk është emër i madh në botën e automobilizmit, por ai ka dizajnuar makinën Ferrari Enzo dhe Maserati Quattroporte, derisa punonte për Pininfarina.

Tashmë ai ka studion, përmes së cilës ka krijuar veturën Kode57, që është i bazuar në Ferrari 599, ndërsa duket sikur një Enzo për rrugë të zakonshme, transmeton Telegrafi.


Kësaj radhe, ai ka krijuar Kode0 që do të lansohet këto ditë gjatë panairit Pebble Beach.

Pritet që të jetë një super-makinë e fuqishme, por ende nuk ka asnjë ide se çfarë do të paraqitet. /Telegrafi/