LAJMI I FUNDIT:

Discovery dhe Phelps mbrojnë “garën” me peshkaqenin: Nëse dikush dëshiron të garojë me një peshkaqen të bardhë krah për krah, le të urdhërojë (Video)

Discovery dhe Phelps mbrojnë “garën” me peshkaqenin: Nëse dikush dëshiron të garojë me një peshkaqen të bardhë krah për krah, le të urdhërojë (Video)

Gara e Michael Phelps me peshkaqenin që u transmetua në Discovery Channel, shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale, duke qenë se në emisionin e shumëreklamuar, “Phelps vs. Shark: Great Gold vs Great White” – notari amerikan nuk garoi në të vërtetë me një peshkaqen.

Për realizmin e garës u bë një simulim, pra 32-vjeçari garoi ndaj versioneve virtuale të peshkaqenëve duke u bazuar në aftësinë e tyre të notit të krijuara me anë të kompjuterit.


Kjo gjë u kritikua shumë nga shikuesit, ashtu që Phelps dhe Discovery Channel i kanë dalë në mbrojtje programit të tyre, njofton Telegrafi.

Phelps nuk garoi me një peshkaqen të vërtetë, ndërsa shikuesit u zhgënjyen (Video)
Lexo po ashtu Phelps nuk garoi me një peshkaqen të vërtetë, ndërsa shikuesit u zhgënjyen (Video)

“Të gjithë përpiqen që të kapen për diçka ose të thonë diçka ose të ankohen për diçka. Unë ia kalova mirë duke garuar me peshkaqenët dhe duke i parë këto kafshë nga afër. Nëse dikush dëshiron të hyjë në ujë dhe të garojë me një peshkaqen të bardhë krah për krah, le të urdhërojë”, ka thënë fituesi i 28 Medaljeve Olimpike në reagimin e tij në Facebook Live.

Rezultatet e garës (Discovery Channel/Twitter)

“Mendoj se gjëja e vetme që duhet ta dinë të gjithë është se në isha i sigurt dhe ky ishte prioritet. Kanë qenë nga 12 deri në 14 zhytës nën mua gjatë kur po e bënim garën”, ka rrëfyer Phelps në emisionin Good Morning America.

Në një komunikatë të lëshuar nga Discovery Channel në mbrojtje të emisionit të tyre, thuhet se ata kishin angazhuar shkencëtarët më të njohur në atë fushë dhe teknologjinë e avancuar që e bëri të mundur që sfida të ishte më e pranueshme dhe argëtuese.

“I gjithë reklamimi, intervistat dhe vet programi, e kishin bërë të qartë se sfida nuk ishte krah për krah”, thuhet mes tjerash në reagim.

Michael Phelps humbi garën ndaj peshkaqenit të bardhë (Video)
Lexo po ashtu Michael Phelps humbi garën ndaj peshkaqenit të bardhë (Video)

Kujtojmë që në garën kryesore kundër peshkaqenit të bardhë, Phelps humbi duke mbetur prapa për dy sekonda. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori