LAJMI I FUNDIT:

Dhëndri i Trump do të merret në pyetje për lidhjet me zyrtarët rusë

Dhëndri i Trump do të merret në pyetje për lidhjet me zyrtarët rusë

Komiteti i Inteligjencës së Senatit të SHBA-ve, planifikon të marrë në pyetje dhëndrin e presidentit Donald Trump, Jared Kushner, në kuadër të hetimeve në lidhjet ndërmjet bashkëpunëtorëve të Trump dhe zyrtarëve rusë, shkruan të hënën “New York Times”.

Kushner, këshilltar i Trump gjatë kampanjës presidenciale, ndërsa tash edhe në Shtëpinë e Bardhë, është personi më i afërt me presidentin amerikan, i cili do të merret në pyetje në lidhje me rolin e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit të kaluar, transmeton KosovaPress.


Ai do të merret në pyetje në lidhje me dy takime me të dërguarin rus Sergej Kisljak në Trump Tower në Nju Jork në dhjetor të vitit të kaluar dhe për takimin me drejtorin e bankës shtetërore për zhvillim, shkruan gazeta duke iu referuar burimeve në administratë dhe në Kongresin amerikan.

“Vneshekonombank” është njëra nga bankat, të cilat janë në listën e sanksioneve të administratës së Barack Obama më 2014, pasi që Rusia aneksoi Krimenë.

Zëdhënësja e Trump, Hope Hicks ka thënë se Kushner gjatë kampanjës presidenciale është takuar me zyrtarë të shumtë të vendeve të huaja.

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Kalo në kategori