Takimi i një dite më parë mes dy liderëve Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, më shumë se sa orientimin e dy votave të PDSH-së në Kuvend ka pasur për qëllim uljen e relevancës së LR-PDSH-së, vlerëson profesori Alajdin Demiri. Sipas Demirit, politika nuk bëhet nëpër lokale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
”Këta dy liderë janë specialist për ta nxjerr politikën nga aty ku bëhet, shkaku se janë spekulues dhe nuk bëjnë politikë. Ata ë bënë edhe spekulimin e radhës që do të thotë se ato dy vota të PDSH-së, kujt i nevojiten dhe sa i nevojiten ti koalicionojë. Koalicionit të brishtë, kushtimisht thënë, dhe tani trafikohet me ato dy vota çka dhe si mund të bëhet. A ka nevojë ti ulet relevanca LR PDSH-së, për ata të dy po, sepse ndjehen të rrezikuar nga një fenomen që vjen ato janë fenomene në harxhim e sipër dhe në rrënim të tërësishëm, natyrisht se kjo logjikë mund të jetë sepse logjikë tjetër nuk ka”, deklaroi për Alsat-M, analisti Alajdin Demiri.
Nga ana tjetër, analisti Xhelal Neziri, thotë se takimet nëpër lokale, janë si pasojë e mungesës së kulturës politike. Neziri takimin e mbrëmshëm e sheh si tentativë për rigrupim të partive politike shqiptare, me të vetmin qëllim, përforcimin e tyre për të mbetur në pushtet.
”Ky takim ka dy aspekte. I pari është zyrtarizimi i një bashkëpunimi që ka qenë edhe më herrët por shkaku i mos irRitimit të strukturave partiake është mbajtur në fshehtësi, ndërkohë që aspekti i dytë ka të bëjë me shumicën parlamentare e cila duket se nuk është e qëndrueshme si dhe zgjedhjet lokale që pritet të ndodhin në tetor. Si mesazh i gjithë kësaj është edhe ajo që duan të tregojnë një lloj ri ekipimi të shumicës së re parlamentare, sepse e pamë që në disa raste kjo shumicë aktuale kishte mungesë kuorumi dhe e dyta është izolimi i VMRO-DPMNE-së në opozitë. Në përgjithësi ne kemi mungesë të vetëdijes institucionale. Nëse i marrim gjitha koalicionet që nga 1994 e këndej ose janë bë nëpër oda ose janë bërë nëpër kafiteri”, tha analisti Xhelal Neziri.
Ahmeti dhe Thaçi pas takimit deklaruan se arsyeja ishte dialogu për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Përzhinës dhe procesit të eurointegrimeve. Pyetjen se përse takohen nëpër lokale dhe jo në institucione ku edhe e ka vendin politikbërja, dy krerët e kanë cilësuar si pyetje tendencioze të gazetarit, gjoja për t’i ulur vlerën. Thaçi madje e konsideroi veten si lider i opozitës.
”Parlamenti mesa di unë të mërkurën do të mblidhet ndërsa ne jemi takuar në fund të vikendit. Edhe në parlament jemi takuar por ka gati dy vite që jemi në negociata të përditshme”, deklaroi Ali Ahmeti, BDI.
”Mos u mundoni t’ia eliminoni simbolikën e këtij takimi. Megjithatë u takua drejtuesi i pozitës dhe drejtuesi i opozitës shqiptare, jo dy parlamentarë të Maqedonisë”, tha Menduh Thaçi, PDSH.
Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, janë dy deputetët e kuvendit të republikës së Maqedonisë, që gjatë gjithë mandateve të tyre si deputetë, kanë shënuar më tepër mungesa në seancat e Parlamentit./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre