Kosova e ka të përfunduar çështjen e shënimit të kufirit vetëm me Maqedoninë. Me tre fqinjët e tjerë, Shqipërinë, Serbinë e Malin e Zi, kufiri vazhdon të mos jetë i përcaktuar. Shteti më i ri në Evropë do ta ketë problem, sidomos përcaktimin e kufirit me Serbinë, vlerëson analisti politik, Avni Mazrreku.
Mazrreku, profesor i të Drejtës Evropiane, thotë se Serbia do ta ketë vështirë që të bisedojë për kufirin me Kosovën, ngase vijën kufitare e njeh si një vijë kufitare administrative, përderisa për Kosovën ky është kufi ndërshtetëror.
“E para çka duhet me u zgjidh midis dy vendeve, Serbisë dhe Kosovës, është pozicionimi i qartë se si kualifikohet kjo vijë kufitare. Pavarësisht që ka pasur një marrëveshje të ndërmjetësuar nga ana e Bashkimit Evropian për menaxhimin e integruar të kufirit, kjo më tepër ka shkuar në një kontekst të themi teknik të organizimit të qarkullimit të ndërsjellë të njerëzve dhe mallrave midis këtyre dy shteteve dhe nuk e ka zgjidhur këtë problem politik, të hapur midis këtyre dy shteteve”, tha Mazrreku, në një intervistë për Ekonomia Online
Ndryshimi i kufijve aktualë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është riaktualizuar ditëve të fundit nga ana e Serbisë. Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se kjo do t’iu hapte rrugën të dy shteteve për integrim në Bashkimin Evropian. Por, ish-shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, është përgjigjur se Kosova i ka të përcaktuar kufijtë, të njohur ndërkombëtarisht dhe që nuk mund të ndryshojnë.
Mazrreku paralajmëron se Serbia do të tentojë t’i marrë territor Kosovës, për shkak të pretendimeve që ka edhe ndaj pasurive në Kosovë.
“Një problem i pambyllur në të cilin ka qenë i involvuar edhe KFOR-i në Kosovë, sipas rezolutës 1244, është çështja e majës ku ka qenë i vendosur sistemi i radarëve të ish-Jugosllavisë, përkatësisht të Serbisë, të cilët radarë kanë qenë të bombarduar gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s. Kjo pikë të themi që është e kontestuar nga ana e Serbisë dhe KFOR-it deri më tani, dhe më vonë do të jetë e kontestuar midis Kosovës dhe Serbisë”.
“Po ashtu një çështje tjetër që do të sjellë telashe në bisedimet në kontekst të demaskimit midis Kosovës dhe Serbisë është edhe çështja e liqenit të Gazivodës”, parashikon Mazrreku.
Numër i madh i dokumenteve që do të ndihmonin përcaktimin e kufirit ndodhen në Serbi, e shumica prej tyre janë të kohës së ish-Jugosllavisë.
Mazrreku propozon që institucionet të marrin pikë reference çështjen e Kushtetutës së vitit 1974, ngase sipas tij, ajo është baza mbi të cilën ka filluar të ndërtohet procesi i pavarësimit të Kosovës.
Qeveria e Kosovës i kishte propozuar BE-së që në kuadër të dialogut të Brukselit të diskutohet edhe për demarkacionin me Serbinë. Por, deri më tani nuk ka pasur vullnet nga pala tjetër.
Aktualisht, Kosova vazhdon ta ketë problem demarkimin e kufirit me Malin e Zi. Marrëveshja ishte arritur mes dy qeverive dhe është ratifikuar nga Mali i Zi, por jo dhe nga Kuvendi i Kosovës, për shkak të kundërshtimeve të ashpra të opozitës së kaluar.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNgacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre