LAJMI I FUNDIT:

Deda: Thaçi e ka shkelur Kushtetutën, nëse e ka dhënë urdhrin për ndalimin e trenit

Deda: Thaçi e ka shkelur Kushtetutën, nëse e ka dhënë urdhrin për ndalimin e trenit

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, përmes një postimi në Facebook thotë se nëse presidenti Hashim Thaçi i ka dhënë urdhër Policisë së Kosovës për ndalimin e trenit serb, atëherë kjo përveç se është shkelje e Kushtetutës, është edhe “tentim-rrënim i demokracisë”.

“Kthimi prapa i trenit tregon vendosmëri shtetërore, më në fund. Kjo vendosmëri tash duhet të vazhdojë me krijimin e konsenzusit politik për qasje të re të gjithë Kosovës karshi Serbisë.


Dhe kjo vendosmëri nuk guxon t’a rrënojë demokracinë, edhe ashtu të brishtë, në Kosovë. Sepse, policisë së Kosovës i jep urdhër MPB – edhe – me kërkesë të kryeministrit, e jo kryetari i shtetit.

Nëse është e vërtetë që Thaçi i ka dhënë “urdhër” ministrit të brendshëm dhe drejtorit të policisë, derisa Isa Musafa ligjëronte, atëherë kemi shkelje të Kushtetutës. Dhe tentim-rrënim të demokracisë”, ka shkruar Deda. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori