Qeveria britanike pritet të lajmërojë ndalimin e prodhimit dhe rrjedhimisht përdorimit të makinave me naftë që prej vitit 2040.
Pjesë e paketës për të mbrojtur ambientin është edhe një fond prej 255 milion stërlinash për të ndihmuar këshillat lokalë të përballen me ndotjen aktuale të makinave me naftë, në kuadër të fondit të përgjithshëm prej 3 miliard stërlinash për të përmirësuar cilësinë e ajrit.
Para se të skadojë afati final i vendosur nga gjykata e lartë, qeveria do të publikojë strategjinë e saj për ajrin dhe në favor të makinave elektrike. Gjykata ndërhyri pas një beteje të gjatë ligjore dhe detyroi qeverinë që të hartonte plane të reja për tu përballur me nivelet e lartë të dioksidit të azotit.
Lëvizja britanike vjen ndërsa masa të tilla janë marrë edhe nga vende të tjera, më e fundit Franca që gjithashtu lajmëroi ndalimin e makinave me naftë pas vitit 2040. Por si në rastin e Francës, edhe në atë të Britanisë, nuk kanë munguar kritikat. Ekspertët e ambientin thonë se ambienti i ndotur ku jetojnë 40 milion njerëz në Britani ka nevojë për ndërhyrje tani dhe jo pas 23 vjetësh. Ndërsa ekspertë të teknologjisë thonë se ndalimi i makinave naftë në vitin 2040 është i pavlerë, pasi deri atëherë ato do të jenë zhdukur automatikisht si pasojë e përparimit të teknologjisë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre