LAJMI I FUNDIT:

Bota e modës në zi: Ndahet nga jeta ikona e stilit italian

Bota e modës në zi: Ndahet nga jeta ikona e stilit italian
FILE - In this June 24, 2007 file photo, Italian Fashion designer Laura Biagiotti acknowledges the applause at the end of her Laura Biagiotti Spring/Summer 2008 men's collection, presented in downtown Milan, Italy. An Italian hospital official said on Thursday, May 25, 2017 that designer Laura Biagiotti suffered a heart attack that caused brain damage. (AP Photo/Luca Bruno, files)

Mëngjesin e sotëm, stilistja italiane me famë ndërkombëtare Laura Biagiotti, ndërroi jetë në Romë. Dje, ajo u shtrua me urgjencë në spital pas një ataku kardiak që e la në vdekje klinike.

E njohur si “The Queen of Cachemire” (Mbretëresha e Kashmirit), 74-vjeçarja është një ndër emrat më të rëndësishëm të modës italiane.


Karrierën e nisi fuqishëm që në moshën 23-vjeçare, kur dizenjoi koleksionin e parë për markën Schuberth, shumë e njohur në kohën e “Dolce Vita-s”, në vitet ’60.

Më pas bashkëpunoi me marka si Rocco Barocco, por nuk vonoi të hapte linjën e vet të veshjeve që mban emrin e saj, në vitin 1972.

Stili i saj me tone të lehta, prerje të lirshme dhe copa të derdhura e ktheu në një ndër markat më të preferuara nga gratë.

Adhuronte kashmirin, ndaj edhe “New York Times” i dha titullin “Mbretëresha e Kashmirit”.

Sot, kompania Laura Biagiotti është në duart e së bijës, Lavinias, dhe përveç veshjeve përfshin edhe disa linja parfumesh, më i famshmi prej të cilëve është “Roma”, në nder të qytetit që ajo adhuronte dhe ku u preh.

Laura Biagiotti dhe e bija, Lavinia