LAJMI I FUNDIT:

Blushi: Ky është parlamenti i memecëve me muskuj

Blushi: Ky është parlamenti i memecëve me muskuj

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi e ka cilësuar parlamentin e Shqipërisë me një palestër, ku të gjithë tregojnë muskujt.

Ai ka shkruan në profilin e tij në Facebook, se 45 ligjvënës nuk folën asnjëherë përgjatë vitit që shkoi, që sipas tij është njësoj sikur të shkon në palestër dhe të lësh gjuhën në shtëpi.


“PARLAMENTI I MEMECËVE ME MUSKUJ. Nëse do duhej ti gjeja një përcaktim këtij parlamenti do thoja se ky është parlamenti i muskujve. Nganjëherë duket sikur je në një palestër ku disa zbukurojnë trupin në veglat e qeverisë, disa bëjnë sauna në dhjamin e opozitës, disa bëjnë masazh me vajin e PD, disa vrapojnë në pistën e LSI, disa ikin në drejtim te paditur me biçikletën e Rilindjes pasi kanë grabitur ilaçe, energji, ushqime dhe taksa. Këtij parlamenti me muskuj qe fryhen përditë në palestrën e dhunës së injorancës i mungon muskuli kryesor i njeriut. Ky është muskuli i gjuhës. Gjatë vitit të fundit 45 deputetë nuk folën asnjëherë. Është njëlloj si të vish në palestër dhe ta lësh gjuhën në shtëpi. Për çfarë duhen këta njerëz? Në katër muaj kanë miratuar katër ligje. LIBRA ka propozuar një mënyrë për ti hequr: një parlament me 100 deputetë. Megjithatë sa për dijeni palestra e muskujve që e lenë gjuhën në shtëpi hapet sot në ora 17.00. Ndiqeni dhe talluni me memecët që mbajnë gjuhën në xhep dhe paratë në gojë”, shkruan Ben Blushi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori