Pas sulmit terrorist në “Westminster”, nëpër rrugët e Londrës janë dislokuar automjetet më të rënda të patrullave policore, të cilat mund t’i bëjnë ballë shpërthimit të bombave apo edhe të shtënave me breshëri automatiku.
Dy prej “gardianëve” të flotës “Jankel” të “Scotland Yard” janë parë të parkuara përpara sheshit të Parlamentit britanik gjatë kësaj të premteje, ndërsa është rritur ndjeshëm edhe numri i oficerëve të armatosur rëndë.
Autoblindat që peshojnë 7 tonë secili, e që kushtojnë mbi 100 mijë funte njëri, mund të mbajnë brenda 8 “zyra” dhe janë të pajisura edhe me goma antiplumb, një shasi rezistente ndaj shpërthimit të bombave, sikurse edhe xhama që mund t’i bëjnë ballë të shtënave me kallashnikovë, granatave apo edhe bombave.
Përforcimet vijnë pas dislokimit të qindra punonjësve policorë me armatime ekstra për të patrulluar në mbarë vendin, në atë që konsiderohet si një operacion sigurie i shkallës së gjerë pas ngjarjes së të mërkurës.
Kreu i Antiterrorizmit të “Scotland Yard”, Mark Rowley tha se shërbimet do të kenë një prani të theksuar të personelit të armatosur rëndë dhe personelit të paarmatosur përgjatë ditëve të ardhshme. Konkretisht në Londër, numri i oficerëve të armatosur rezulton të jetë i dyfishuar, ndërsa është shtuar me një të tretën në pjesë të tjera të Britanisë së Madhe, transmeton tch.
Edhe forcat jashtë kryeqytetit britanik kanë rritur ndjeshëm gatishmërinë e oficerëve me armë zjarri, pas asaj që ndodhi pranë Parlamentit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak