LAJMI I FUNDIT:

Bleu tiketën për një “arsye tjetër”, fitoi një milion dollarë (Foto)

Bleu tiketën për një “arsye tjetër”, fitoi një milion dollarë (Foto)

Glenda Blackwell e ka blerë një tiketë gërvishtëse të lotarisë, për t’i treguar burrit të saj Buddy, se nuk fitohet dhe është shpenzim i kotë i parave.

Por, 57-vjeçarja nga Shtetet e Bashkuara e ka humbur argumentin, kur e ka gërryer shtresën dhe ka parë se është fituese e premisë kryesore, transmeton Telegrafi.


Me tiketën që e ka blerë dhjetë dollarë, ajo ka dalë fituese e një milion dollarëve.

bleu-tikete-gervishtese-per-ti-treguar-burrit-se-jane-shpenzim-i-kote-fitoi-nje-milion-dollare-foto-2
Tiketa që dëshmon se Glenda Blackwell është fituese e një milion dollarëve

“Shumë nervozohem me të, sepse po shpenzon para kot dhe i them të ndalojë. Me qëllim e bleva vetëm një tiketë, që t’i tregojë se kjo nuk të sjellë shpërblim”, ka thënë Blackwell.

“Mu desh t’i ktheja fjalët prapa, por ia vlejti e tëra, sepse jam e lumtur me fitoren. Megjithatë, më kurrë nuk do të luaj lotari.”

Me paratë e fituara, familjarët që kanë gjendje jo të mirë ekonomike, duan të blejnë shtëpinë ku jetojnë me qira dhe pjesën tjetër t’ju lënë mbesave për të përfunduar studimet.

Ndryshe, megjithëse janë fitues të një milion dollarëve, ata do t’i marrin pak më shumë se gjysmën, sepse 415 mijë dollarë shkojnë për taksa. /Telegrafi/