LAJMI I FUNDIT:

Biznesi në Eurozonë, me rezultate të mira

Biznesi në Eurozonë, me rezultate të mira

Aktiviteti i biznesit në Eurozonë është zgjeruar me normën më të madhe në një vit për tetorin, pavarësisht rritjes së çmimeve nga firmat në ritmin më të shpejtë në 5 vite.

Kthesa e aktivitetit dhe e çmimeve do të mirëpritet nga politikëbërësit e Bankës Qendrore Europiane, që i lanë politikat lehtësuese të pandryshuara në takimin e javës që kaloi. Indeksi PMI i kompanisë Markit, që shihet si një tregues i përgjithshëm i rritjes ekonomike, arriti 53.7 pikë, apo 1 pikë sipër nivelit të shtatorit.


Shifra ishte sipër nivelit prej 50 pikë që ndan tkurrjen nga ekspansioni, dhe më e larta që prej dhjetorit 2015.

Të dhënat për aktivitetin reflektojnë një rritje ekonomike në 0.4% për tremujorin e katërt.

Industria dominuese e shërbimeve në Eurozonë ishte gjithashtu në performancë më të mirë se ç’pritej. Indeksi për këtë sektor shënoi nivelin më të lartë në 9 muaj, apo në 53.5 pikë.

Indeksi për fabrikat u rrit gjithashtu në nivelin më të lartë në 2 vite e gjysmë, në 53.3 pikë. /Telegrafi/