LAJMI I FUNDIT:

Bërtet i tmerruar nga dridhjet e tërmetit, ndërsa vazhdon edhe më tutje të filmojë (Video)

Bërtet i tmerruar nga dridhjet e tërmetit, ndërsa vazhdon edhe më tutje të filmojë (Video)

Jorge Santiago ka qenë në banesën e tij që ndodhet në Vina del Mar të Kilit, kur kanë filluar dridhjet si pasojë e tërmetit prej 6.9 shkallëve të Rihterit.

Megjithëse është tmerruar dhe ka nisur të bërtasë nga paniku, ai nuk ka ndaluar së filmuari edhe pse i rrëzoheshin orenditë.


“Menjëherë e nxora kamerën dhe fillova të bëj video, nuk di as si ndodhi. Është diçka e pashmangshme për ditët tona”, ka shkruar Santiago lidhur me rastin.

Më poshtë mund të shihni momentin dramatik kur ndërtesat me disa kate lëkunden për një kohë. /Telegrafi/