LAJMI I FUNDIT:

Berisha-Shala: Kushtetuesja ka refuzuar ankesën e Listës Serbe për Trepçën

Berisha-Shala: Kushtetuesja ka refuzuar ankesën e Listës Serbe për Trepçën

Derisa po zhvillohet seanca e Kuvendit, deputetja e PDK-së, Sala Berisha-Shala ka dhënë një lajm që ajo e ka quajtur të gëzueshëm.

“Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë kërkesën e Listës Serbe për Trepçën”, tha Berisha-Shala.


Lista Serbe ka dërguar në Kushtetuese Ligjin për Trepçën i miratuar ditë më parë nga Kuvendi i Kosovës.