LAJMI I FUNDIT:

Banka Qendrore e Kosovës paralajmëron qytetarët të kenë kujdes me Bitcoin!

Banka Qendrore e Kosovës paralajmëron qytetarët të kenë kujdes me Bitcoin!

Përmes një komunikate për medie, BQK ka thënë se përdorimi i monedhave virtuale përbën një rrezik që mund të rezultojë me humbje financiare.

“Përdorimi i parave virtuale, siç është për shembull Bitcoin, nuk është i rregulluar ligjërisht dhe përbën një rrezik që mund të rezultojë me humbje financiare. Të gjithë përdoruesit e mundshëm të parasë virtuale njoftohen se në Republikën e Kosovës nuk ka asnjë institucion që garanton rimbursimin e parave të humbura”, thuhet në njoftimin e BQK-së.


Një monedhë virtuale është një formë e parregulluar e parasë digjitale e cila nuk përdoret ose garantohet nga një bankë qendrore dhe e cila mund të veprojë si mjet pagese. Monedhat virtuale paraqiten në shumë forma, në fillim si monedha brenda lokaleve të lojërave kompjuterike online dhe media sociale, e më vonë janë zhvilluar si mjete pagese që pranohen ‘offline’ ose në ‘jetën reale’.