LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: Të ndalim inflacionin e prodhimit serik të titujve

Bajrami: Të ndalim inflacionin e prodhimit serik të titujve

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës, organizoi konferencën regjionale “Roli i arsimit të lartë në shoqëritë demokratike”.

Në fjalën e tij, ministri në detyrë i Arsimit, Arsim Bajrami, tha se është më lehtë të hapësh universitete, por është më vështirë t’i mbash.


Bajrami theksoi se duhet të ndërmerren hapa konkret në ndalimin e inflacionit të ekonomistëve e juristëve derisa shtoi se kjo do të ndodhë njëkohësisht me rritjen e cilësisë.

“Para dy vjetëve kam vizituar universitetin ‘James Madison’ dhe që atëherë kemi nënshkruar . Vitin e kaluar kemi bërë një vizitë shumë te lartë, kemi gjetur një universitet model, çfarë edhe i duhet Kosovës. Keni parasysh se ne kemi bashkëpunime me dhjetëra universitete amerikane. Ne kemi dërguar më shumë se 180 studentë për programet Master”, u shpreh Bajrami.

Ai shtoi se Kosova ka pesë prioritete kryesore: ngritjen e cilësisë së arsimit, orientimin strategjik të arsimit të lartë drejt tregut të punës, konkurrencën, transparencën dhe financimin e arsimit.

Sipas tij, ngritja e cilësisë do vizion dhe kohë.

Presidenti i Universitetit “James Madison”, Jonathan R. Alger, u shpreh se partneriteti me përfaqësuesit e arsimit nga Kosova është zhvilluar për disa vite, për të rezultuar me memorandumin e arritur dy vjet më parë, ku me këtë rast siç tha ai, të dyja palët, janë zotuar për të gjetur mënyrat për të bashkëpunuar në fushën e arsimit.

Ai tha se edhe në SHBA ka numër më të madh të juristëve, por siç tha ai, është puna që ata bëjnë në rrugën e sundimit të ligjit ajo çka i jep rëndësinë e madhe juristëve në shoqëri. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori