Astrit Haraqija ish ministër i LDK-së dhe njëri nga aktivistët e kësaj partie që njihet si afërt me familjen e ish Presidentit Ibrahim Rugova, ka reaguar ndaj akuzave të dy ditëve të fundit, që në adresë të tij në mënyrë indirekte i ka bërë kreu i LDK-së Isa Mustafa.
Haraqija, përmes një postimi në Facebook, ia ka përmendur Mustafës ardhjen e tij në krye të LDK-së, duke thënë se “i dëshpëruar dhe plot inat, Kali i Trojes brenda kalasë se LDK-se, këto dite e ka parë përfundimisht fundin e tij politik”.
Postimi i plotë i Astrit Haraqisë:
“Rënia e turpshme e mashtruesit ordiner Isa Mustafa!
I dëshpëruar dhe plot inat, Kali i Trojes brenda kalasë se LDK-se, Isa, këto dite e ka pare përfundimisht fundin e tij politik .
Ashtu siç erdhi me tradhti mes miqesh, duke përdorur në mënyrë finoke përvojën e kaluar në strukturat e ish- sistemit komunist, po i nxjerr gerhamat e fundit bashke me grimasat e shëmtuara, te cilat pasqyrojne karakterin e tij!
Duke kërcyer dege me dege, e ka humbur durimin dhe ne stilin KGB- ist, po shpike armiq inekzistente.
Po e bën këtë sepse atë e ndjekin turpi dhe humbja e njëpasnjëshme, qe kur erdhi tradhtisht ne krye te LDK-se.
Unë personalisht nuk e marre seriozisht Isen e mjere, edhe atëherë kur ai i sulmon dhe i quan ” matrapaze” ata qe ishin e mbeten miq te familjes se Presidentit Rugova, te cilët edhe sot e kësaj dite bëjnë gjithçka për institucionet dhe shtetin e Kosovës.
Isa e din mire nga e si erdhi aty ku ndodhet edhe pak dite! Po, e din qe erdhi me tradhti dhe dinakeri.
Te ky njeri shoh potencialisht pacientin qe ka nevoje për psikiatrin. Por, po ky dinaku, duke humbur katër pale zgjedhje erdhi e u be kryeministër!
U be sepse gjeti mbështetje te disa fosile e servile brenda partisë, te cilët për interesa personale mbyllen sy e vesh, duke ja rrahur krahet.
Ne LDK hyri me puç, vone shume vone. Shkeli çdo norme e parim për te mbetur sa me gjate ne krye te partise.
Njeriu qe përvetësoi Fondin e Kosovës dhe e kthei atë ne pronësi private, ndodhet ende ne krye te qeverise ne ikje!
Matrapaz se jo mahi ky njeri me fytyre dyelli e pa buzëqeshje.
Kurrë nuk tregoi se si u shkri Dardania Bank, kah shkoi, ku mbeti?!
Nuk foli as për fluturimet avionin privat për ne Itali .
Ky Isa ishte ai qe dha miliona dikur për LPK- ne, e ne anën tjetër shpërfaqej tjetër njeri. Tradhtoi Presidentin Rugova, Fatmir Sejdiun, Bujar Bukoshin…! Dikur shefin tënd Bukoshin e ke harruar qe është keq me shëndet dhe nuk e ktheve kokën me pa se cilat janë shpenzimet për shërimin e tij.
Me falë se paske ndihmu ketë javë jo me buxhet tëndin por me të shtetit.
Me beso qe po neveritem qe po merrem me ty dhe deklaratat tuaja, por po me vjen keq qe as sot e kësaj dite s’ te ka rene maska nga fytyra, për ta pare fytyrën tende te vërtetë qytetaret e vendit, e sidomos anëtarësia besnike e LDK-se!
Dhe vendosa te merrem me ty e jo me zagaret tu qe lehin FB e lëpijnë ne sofren tende te ndyre.
Kur ti shkruan ne FB, me beso e shoh Isen idhnak, hakmarrës, tradhtar… sepse aty nuk arrin ta frenosh veten dhe ta fshehësh karakterin cinik e idiotesk qe te përfaqëson me tere anatomine tende vertikale! Dhe besomë o Ise, simboli i atij qe hyri ne Troje, e din ti kush është ai, nga deklarata tua për mua dhe mikun tim, është kundërmuar gjithë kjo fundjave.
Ne fund fare, me qetësi po ta them se je bere qesharak dhe joserioz.
Ndaj ike nga jeta publike e politike, sepse e fëlliqe kahdo qe shkele me këmbë tradhtari!
Ishe e do te mbetesh humbës përherë ne histori.
Çdo here emri yt do te mbetet sinonim i se keqes dhe i rrënimit te LDK-se!
Injoranti i sojit tënd për interesa të veta në pushtet, individual dhe më gjerë, ka kultivuar gjuhën e luftës ndaj shoqërisë dhe popullit, duke mbjellë dhe mjerim të llahtarshëm antinjerëzor!
Pra në fund sipas të gjitha provave unë me krenari mbetem kontribuues për ndërtimin e Institucioneve, ndërsa ti grykës I pangopur për shfrytëzimin e tyre.
Je humbës, i tille do te mbetesh!
Ke mbetur i vetmuar këto dite, pa miq, pa kolege, sepse te ra maska, e tash…?!
Astrit Haraqija
23.07.2017″ (sic), ka shkruar Haraqija. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre