LAJMI I FUNDIT:

Arriti SKODA Rapid Spaceback i ri

Arriti SKODA Rapid Spaceback i ri

Për një ngasje të sigurt dhe të rehatshme, gjatë së cilës do të kënaqeni!

Këtë dimër, vozitësit me familjet e tyre mund të shijojnë udhëtimet gjatë pushimeve me bukurinë e re automobilistike, SKODA Rapid Spaceback, falë importuesit të SKODA për Kosovë, Porsche Kosova. Tërheqës dhe me shpenzime të vogla, modeli i ri i klasës kompakte të SKODA garanton udhëtim të këndshëm dhe praktik për gjithë familjen.


rs11

SKODA Rapid Spaceback ofron ulëse komforte për 5 persona dhe hapësirë të bagazhit prej 415 litrave, si dhe hapësirë impresionuese për këmbë dhe kokë, që garanton udhëtim të këndshëm. Kjo veturë kompakte përfshin shumë veçori, si hapësirën e dyfishtë të mallrave në pjesën e bagazhit, brushën për pastrimin e akullit e cila është e integruar në kapakun që mbron vrimën e rezervarit, mbajtësin e jelekut të sigurisë që është i vendosur poshtë ulëses së vozitësit, mbulesën e dyanshme të dyshemesë në hapësirën e bagazhit dhe shportën për mbeturina të vendosur në derën anësore.

rs22

Rapid Spaceback ka një dizajn unik – një kombinim të sportivitetit dhe dinamikës elegante. Silueta e Rapid Spaceback është e definuar prej linjave të qarta dhe kontureve dinamike që e bëjnë këtë veturë shumë tërheqëse. Një tjetër detaj i veçantë është opsioni i disponueshëm i tavanit me panoramë, i cili është tavani më i gjatë i modeleve të SKODA. Pamja e papengueshme e qiellit sjell shumë dritë në interier dhe ndjenjë të mirë të hapësirës dhe rehatisë gjatë vozitjes.

Interieri është komfort dhe elegant, i pajisur me zgjedhjet e fundit teknologjike dhe ‘thjeshtë të mençura’ që e bëjnë udhëtimin shumë më të mirë dhe argëtues

Ekzistojnë katër versione të motorëve me benzinë dhe dy me naftë. Rapid Spaceback është i pajisur me sistemet e sigurisë aktive dhe pasive që vijnë si standard

SKODA Rapid Spaceback është vetura ideale për familjet të cilat kërkojnë veturë me hapësirë, e cila kombinon çmimin e mirë me cilësitë e dëshmuara të SKODA

Ju mirëpresim në sallonin tonë Porsche Prishtina, për ta shikuar për së afërmi këtë veturë të bukur.