LAJMI I FUNDIT:

Apple me televizorin iTV, në 2014?

Apple me televizorin iTV, në 2014?

Thashethemet të cilat thonë se Apple do ta lëshojë televizorin e saj në treg, iTV, nuk janë ndalur asnjëherë.

Tani, është Economic Daily News nga Tajvani gazeta e cila thotë se tri kompanitë e mëdha, si Apple, Foxconn dhe Corning janë duke u përgatitur seriozisht për krijimin e televizorit “plotësisht të rrafshët”, i cili në treg do të paraqitet në vitin 2014.

Burimet e gazetës thonë se Apple është duke testuar dy modele të ndryshme të televizorëve, njërin me diagonale të ekranit me 55 inç dhe tjetrin me 60 inç.


Megjithatë, duke e ditur se lajme të ngjashme kemi pasur edhe në të kaluarën, dhe në anën tjetër ende nuk e kemi parë televizorin e Apple, është vështirë të besohet se iTV do ta “godasë” tregun global së shpejti. / Telegrafi /