LAJMI I FUNDIT:

Apeli nuk ia vërteton pafajësinë vëllait të Zahir Pajazitit

Apeli nuk ia vërteton pafajësinë vëllait të Zahir Pajazitit

Një ankesë e Prokurorisë ka bërë që vendimi me të cilin Bajram Pajaziti, vëllai i dëshmorit Zahir Pajaziti, ishte shpallur i pafajshëm në akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare të prishet dhe rasti të rigjykohet nga gjykata e shkallës së parë pasi janë gjetur shkelje të ligjit penal.

Bajram Pajaziti dhe Bajram Azemi në mars të këtij viti ishin shpallur të pafajshëm nga Gjykata Themelore e Prishtinës për akuzën e keqpërdorimit të detyrës në cilësinë e zyrtarëve të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.


Prokuroria i ngarkonte Pajazitin e Azemin lidhur me një vendim për marrjen e pensionit për familje të dëshmorit.

Gjykata Themelore e Prishtinës kishte refuzuar pretendimin e Prokurorisë duke i gjetur të pamjaftueshme provat e paraqitura dhe duke i liruar të akuzuarit.

Të pakënaqur Prokuroria Themelore e Prishtinës paraqitën ankesë në Gjykatën e Apelit, ndërsa kjo e fundit gjeti shkelje në aktgjykimin e Themelores.

“Gjykata e Apelit gjen se ky aktgjykim është i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe se aktgjykimi i shkallës së parë nuk është përpiluar në përputhje me dispozitën e Kodit të Procedurës Penale sepse Gjykata  e shkallës së parë nuk ka paraqitur në mënyrë të qartë dhe të plotë se cilat fakte dhe për çfarë arsye i konsideron të vërtetuara dhe të pavërtetuara”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit.

Sipas aktakuzës, Bajram Azemi, në cilësinë e kryesuesit të Divizionit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në Departamentin për Familjet e Dëshmorëve Invalidëve të Luftës dhe Viktimave Civile, si dhe i akuzuari tjetër, Bajram Pajaziti në cilësinë e drejtorit në po të njëjtin departament, kanë dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës, duke i sjellë përfitim pasuror të kundërligjshëm Rexhep Haxhës.

Gjithnjë sipas aktakuzës,  Bajram Azemi e ka nxjerrë një vendim me anë të të cilit Rexhep Haxhës i njihet e drejta në pension të familjeve të dëshmorëve, për djalin e tij të ndjerë Bahri Haxha.

Pajaziti dhe Azemi ngarkoheshin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, me pretendimin se Rexhep Haxhës i kanë sjellë përfitim pasuror të kundërligjshëm në shumë prej 13,900,98 euro.

Në trend Lajme

Më shumë
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Lajme
Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Lajme
Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Lajme
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori