LAJMI I FUNDIT:

Apeli edhe zyrtarisht tregon për rastin Drenica II

Apeli edhe zyrtarisht tregon për rastin Drenica II

Trupi gjykues i Gjykatës së Apelit i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Kosovës, vendosi në lidhje me ankesat e mbrojtësit dhe ankesën e Prokurorit Special të paraqitura kundër aktgjykimit të dhënë nga Gjykata Themelore e Mitrovicës në të ashtuquajturin rastin “Drenica 2”.

Sipas një komunikate, kolegji i Apelit me vota unanime vendosi që të ndryshojë aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, duke e ndryshuar dënimin për veprën penale në vazhdim të kryer në bashkëkryerje për të pandehurit Jahir Demaku me 6 vjet burgim, Sylejman Selimin me 7 vjet burgim, Isni Thaçin me 6 vjet e 6 muaj burgim dhe Zeqir Demaku me 6 vjet burgim, ndërsa, është konfirmuar dënimi prej 3 vjet burgim për të pandehurit Agim Demaj, Fadil Demaku, Nexhat Demaku, Selman Demaj, Driton Demaj, Bashkim Demaj.


“Aktgjykimi i Gjykatës Themelore të Mitrovicës i datës 27 maj 2015 i shpalli të gjithë dhjetë të pandehurit fajtorë për krime lufte kundër popullatës civile dhe i dënoi ata me burgim nga 3 deri në 8 vjet burgim. Kundër Aktgjykimit të Gjykatës Themelore, të gjithë mbrojtësit e të pandehurve kishin paraqitur ankesa ndaj Aktgjykimit në lidhje me pjesën që ka të bëjë me dënimin, ndërsa Prokurori Special kishte paraqitur ankesë, duke kërkuar dënim më të ashpër për të gjithë të pandehurit. Kolegji i Apelit, megjithatë, i refuzoi unanimisht ankesat e paraqitura nga të gjithë avokatët mbrojtës dhe Prokurorit të PSRK-së, si të pabaza dhe ka vepruar sipas detyrës zyrtare, duke i ndryshuar disa pjesë të Aktgjykimit të kundërshtuar në lidhje me kualifikimin ligjor, përkatësisht ka aplikuar dispozitën e veprës penale të kryer në vazhdimësi, në vend të dy veprave të veçanta penale të krimeve të luftës”, thuhet në komunikatën e Apelit.

Kolegji i Apelit rrjedhimisht e ka ndryshuar dënimin e dhënë, llogaritjen e periudhës së kaluar në paraburgim dhe shpenzimet e procedurës penale./

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori