LAJMI I FUNDIT:

Ankohuni te Avokati i Popullit nëse vëreni parregullsi zgjedhore

Ankohuni te Avokati i Popullit nëse vëreni parregullsi zgjedhore

Sot zyra e Avokatit të Popullit, në periudhën prej orës 07:00 deri 19:00, do të funksionojë lidhje telefonike pa pagesë ku qytetarët do të mund t’i paraqesin parregullsitë zgjedhore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Numri që mund të paraqiten qytetarët është 0800-54321, gjithashtu edhe shtatë zyrat e Avokatit të Popullit do të jenë të hapura në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, me qëllim që t’u ndihmohet qytetarëve që sa më lehtë të realizojnë të drejtën e tyre të votës. /Telegrafi/