LAJMI I FUNDIT:

Anibar on tour

Anibar on tour

Festivali Ndërkombëtar i Animacionit Anibar është nisur sërish ne tourin e tij rreth Kosovës.

Një pjesë e stafit të Anibar prej datës 23 korrik ka filluar turin e tyre në Kosovë, për të shkuar në qytetet e Kosovës dhe të thërrasin sa më shumë njerëz për t’ju bashkuar festivalit. Duke filluan me qytetin e Prizrenit ku të dielën (23 korrik) në kinon Lumbardhi u shfaqë një program i kuruar posaqërisht nga organizatorët e festivalit për këtë ngjarje. Qyteti pasues ishte Gjakova, ku në Parkun e Kulturës ‘Ali Podrimja’, në një atmosferë shumë të ngrohtë rinore u shfaq program dhe një punëtori për fëmijë.


Përveç programit, para dhe pas shfaqjes së filmave shikuesit kanë pasur mundësinë të marrin direkt informata prej stafit dhe vullnetarëve të Anibar dhe të marrin fletushka me informata për programin, transportin nga qyteti i tyre përkatës për në Pejë në datat e festivalit, për akomodim e në përgjithësi për programin.

Qyteti i rradhës do të jetë Prishtina, ku sot më 29 korrik, do të shfaqet programi në hapësirën e Termokosit. Pas Prishtinës, vazhdon në Mitrovicën më 30 korrik dhe Gjilanin me 31 korrik e parashihet që gjatë këytyre ditëve të zhvillohet edhe në Tiranë, ndërsa në fund i gjithë stafi kthehet në vendin e nisjes – në Pejë, për të filluar me programin e paraparë.

‘RECLAIM THE CITY’ është tema e edicionit të tetë të festivalit për këtë vit, që ka të bëjë me faktin që qyteti është i qytetarëve dhe duan t’u kthehet prapë atyre. Por kjo nuk nënkupton që tema është e përkufizuar vetëm për qytetin e Pejës – vendin ku do të zhvillohet ky festival. Kjo temë prekë secilin person të cilitdo vend të cilit i cenohet e drejta për të shfrytëzuar hapesirat publike, dhe në linjë me temen e këtij edicioni, vendet ku janë shfaqur dhe do të shfaqen filmat janë hapësira publike.

Festivali Ndërkombëtar i Animacionit Anibar, edicionin e tij të 8-të e fillonë më datën 14 gusht dhe zgjatë plotë 7 ditë, me 315 filma, 11 programe speciale, 6 punëtori, coffee and talks, prezantime,  dhe afterparty çdo natë. /Telegrafi/