LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori Majhen: Sllovenia e mbështet procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën

Ambasadori Majhen: Sllovenia e mbështet procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën

Ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, Miljan Majhen, ka thënë se Sllovenia e mbështet procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, ku sipas tij ky proces është në rrugë të mirë.

”Sllovenia e mbështet procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Natyrisht, dëshirojmë që të gjitha kriteret teknike të plotësohen, por besoj që ky proces është në rrugën e duhur”, ka thënë ambasadori Majhen, në një ligjëratë për studentët e Kolegjit AAB.

Sa i përket emigrimit ilegal të kosovarëve drejt vendeve të BE-së për një jetë më të mirë, ambasadori slloven tha se ky emigrim mund të ndalet vetëm me hapjen e vendeve të reja të punës.


“Ju duhet të krijoni shumë vende të reja të punës. Është lehtë të thuash që krijon vende pune, por është proces, duhet shumë punë që ta bësh këtë. Vendet e reja të punës mund të hapën duke pasur investime, e për të pasur investime, juve ju duhet sundimi i ligjit dhe stabilitet ekonomik”, ka thekuar Majhen.

Në këtë ligjëratë, diplomati slloven foli edhe për sfidat e BE-së, ku sipas tij është çështja referendumit për daljen nga BE-ja e Britanisë së Madhe dhe çështja e refugjatëve.

“Ne nuk e dimë se çfarë do të ndodh me BE-në nëse largohet Britania e Madhe, por kjo varet nga rezultati i referendumit. Në çështje tjetër është çështja e refugjatëve. BE-ja ende nuk e ka gjetur formulën si ta zgjedh problemin e refugjatëve. Po shohim zgjimin e partive ekstremiste, çdo herë më tepër e më tepër”, është shprehur ambasadori Majhen.

Ndërsa, sa i përket Ballkanit Perëndimor, ai ka thënë se është një çështje me shumë rëndësi për Slloveninë, ku për këtë kanë mosmarrëveshje pozitë – opozitë.

Në këtë ligjëratë ambasadori Majhen foli edhe për marrëdhëniet e mira ndërshtetërore mes Sllovenisë dhe Kosovës: “Kontributin më të madhe në NATO Sllovenia e ka në Kosovë. Kemi 300 ushtarë të NATO-s këtu, ku për secilin ushtar shteti slloven paguan nga pesë mijë euro në muaj”, ka thënë Majhen.

Ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, ka folur edhe për historikun e shtet-ndërtimit slloven që nga periudha e ardhjes së popullit sllav në Ballkan e deri te pavarësia e më pas anëtarësimi në organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare si BE-ja, OKB-ja NATO etj.

Në trend Lajme

Më shumë
Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

Lajme
AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

Lajme
Reshjet e shiut, rrëshqitje dheu dhe gurësh në rrugën për Rugovë - vështirësi për shoferët

Reshjet e shiut, rrëshqitje dheu dhe gurësh në rrugën për Rugovë - vështirësi për shoferët

Lajme
Dy aksidente me 9 të lënduar: Range Rover merr flakë pasi përplaset me trafikndarësen në Lushnjë

Dy aksidente me 9 të lënduar: Range Rover merr flakë pasi përplaset me trafikndarësen në Lushnjë

Lajme
​Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

​Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

Lajme
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor: Gjenden turistët e humbur në Malet e Sharrit

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor: Gjenden turistët e humbur në Malet e Sharrit

Lajme
Kalo në kategori