LAJMI I FUNDIT:

ACLU: Dekreti i ri i Trump edhe më tej është anti-mysliman

ACLU: Dekreti i ri i Trump edhe më tej është anti-mysliman

Unioni Aamerikan për Mbrojtjen e të Drejtave të Qytetarëve (ACLU), ka vlerësuar se urdhëresa e re për ndalesën e hyrjes në SHBA, të cilën e ka nënshkruar presidenti amerikan Donald Trump edhe më tej është anti-myslimane.

Sipas kësaj organizate, teksti i ri përmban të njëjtat “gabime fatale” sikur edhe në të kaluarin.


“Mënyra e vetme që të përmirësohet ndalesa e hyrjes për myslimanët (në territorin e SHBA-ve) është që të mos ketë një ndalesë të tillë”, ka shkruar në kumtesë drejtori i Unionit Amerikan për Mbrojtjen e të Drejtave të Qytetarëve (ACLU) për të drejtat e emigrantëve, Omar Jadwat, transmeton KosovaPress.

Me urdhëresën e re të presidentit Trump do të parandalohet përkohësisht për 90 ditë hyrja në SHBA për qytetarët e gjashtë shteteve myslimane, të cilave u nevojiten vizat.

Në këtë listë përjashtim bën Iraku, derisa ndalesa për hyrje në SHBA mbetet e pandryshuar nga urdhëresa e parë për shtetasi e Iranit, Libisë, Somalisë, Sudanit, Sirisë dhe Jemenit.

Ndryshe, urdhri i ri do të hyjë në fuqi në dhjetë ditët e ardhshme dhe jo menjëherë sikur që ndodhi me urdhrin e parë, i cili krijoi probleme për mijëra njerëz që kishin viza të rregullta amerikane.

Në urdhëresën e re nuk do të përfshihen personat që kanë kartën e gjelbër, po ashtu nuk përmendet as ndarja religjioze, derisa në urdhëresën e kaluar përmendej se përparësi në krahasim me të tjerët para ardhjes për në SHBA kanë të krishterët.

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Kalo në kategori