LAJMI I FUNDIT:

​Protestat në Rusi: BE kërkon lirimin e të arrestuarve

​Protestat në Rusi: BE kërkon lirimin e të arrestuarve

Bashkimi Evropian ka kërkuar lirimin “pa vonesë” të qindra njerëzve të arrestuar në protestat në të gjithë Rusinë të dielën.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se protestuesit duhet të jenë në gjendje të “ushtrojnë të drejtat e tyre pa frikë nga hakmarrja”.


Protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Dmitry Medvedev pas akuzave për korrupsion. Lideri i partisë kryesore opozitare në vend , Alexei Navalny, i cili edhe kishte thirrur protestat dhe ishte arrestuar, u shfaq në gjykatë të hënën. Navalny, 40 vjeç shkroi në twtter nga ndërtesa:

“Përshëndetje të gjithëve nga Gjykata Tversky do të vijë koha kur do ti kemi ata para gjyqit”, raporton BBC. Sipas të gjitha gjasave, ai mund të mbahet I arrestuar për 15 ditë nën akuzën për organizim të protestës.