LAJMI I FUNDIT:

​Përdorni domate për fytyrë të pastër

​Përdorni domate për fytyrë të pastër
-->

Domatja konsiderohet ndër komponentët kryesor që ndihmon lëkurën tuaj të duket e freskët dhe e butë.

Ajo lufton krijimin e baktereve dhe ndihmon në heqjen e akneve.

Një recetë shumë dobiprurëse për fytyrën tuaj, e që krijohet nga domatja është përzierja e domates me sodë të bukës dhe mjaltë.

Aplikimi i kësaj recete ndihmon në luftimin e baktereve dhe në mbajtjen e lëkurës shumë të pastër, shkruan kp.

Kjo maskë preferohet të mbahet për 10 deri në 15 minuta dhe pastaj ta shpërlani fytyrën me ujë të vakët. Preferohet të bëhet dy herë në javë, për rezultate më të mira. Lëkura juaj do të duket e shkëlqyeshme dhe e tonifikuar.