LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Sundeland nënshkruan me Darren Bent

Zyrtare: Sundeland nënshkruan me Darren Bent

Ekipi i ri i Lorik Canës, Sunderland, ka arritur të sjellë në radhët e veta edhe një lojtar të shquar, pasi ka nënshkruar sot me sulmuesin e Tottenhamit, Darren Bent.

“Lojtari i kombëtares angleze, Darren Bent, ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, pasi dy klubet arritën marrëveshje për shumën e dëmshpërblimit, e cila është 10 milionë funte”, thuhet në deklaratën e Sunderlandit.

Ish-sulmuesi i Charlton Athletic do të jetë i lidhur me klubin e ri deri në qershor të vitit 2013, ndërsa është përforcimi i katërt i trajnerit të ri të Sunderlandit, Steve Bruce, pas Fraizer Campbell (nga Manchester United), Lorik Canës (nga Olympique Marseille) dhe Paulo da Silva (nga Toluca).

“Ai është pikërisht çfarë dëshiroja. Ai në Tottenham nuk ishte shumë i lumtur. Por shënoi 50 gola në 100 ndeshje në Premier League dhe kjo flet mjaft se pse e angazhova. Ai kishte në konkurrencë lojtarë si Berbatov, Defoe dhe Robbie Keane dhe pavarësisht kësaj arriti të fitojë rast për lojë dhe të shënojë gola”, ka thënë trajneri Steve Bruce.