Gjiganti japonez i teknologjisë, kompania Sony sot në panairin e IFA-së e ka zbuluar modelin e saj më të ri të telefonit Android, përkatësisht gjeneratën e re të telefonit të saj, Sony Xperia Z3, i cili sjell ekranin Full HD në 5.2” dhe rezolucionin prej 1920 x 1080 pikselëve.
Sony Xperia Z3 mbështetet në procesorin quad core 2.5GHz Qualcomm Snapdragon 801 dhe Adreno 330 GPU me 3GB RAM.
Pajisja e re mobile e Sony sjell edhe 16GB memorie të brendshme, si dhe portin për mikro SD kartelë e cila mund ta zgjerojë hapësirën e telefonit deri në 128GB.
Sony Xperia Z3 është i pajisur me kamerën e pasme me 20.7 MP të Sony Exmor RS sensor, ndërsa kamera e përparme e telefonit është me 2.2MP.
Kamera e pasme e telefonit sjell spektrin ISO f 3200, plus 8x zoom digjital, me Pulsed LED, HDR, dhe opsionin e incizimit të videove në 4K, ndërsa kamera e përparme mundëson incizimin në full HD me 1080p.
Sony Xperia Z3 gjithashtu është edhe rezistent ndaj ujit dhe pluhurit, si dhe mbështetet në versionin e fundit të sistemit operativ të Google, Android 4.4 KitKat.
Megjithatë, Sony ende nuk ka thënë asgjë për koston që përdoruesit duhet ta paguajnë për telefonin e saj më të ri. (Telegrafi)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPërpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?
Motorola thuhet se tashmë është duke punuar në Razr 50s
SHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë
Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta
Nëse sinjali juaj i Wi-Fi është i dobët në banesën ose shtëpinë tuaj, provojeni këtë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve