LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Ranieri trajneri i ri i Romës

Zyrtare: Ranieri trajneri i ri i Romës

Claudio Ranieri edhe zyrtarisht është caktuar trajner i ri i Romës, pasi ish-trajneri i këtij ekipi, Luciano Spalletti, dha dorëheqje më herët gjatë ditës së sotme.

Lajmi është konfirmuar edhe nga agjenti i Ranierit, Mattia Grassani, i cili ka thënë, “Ka një marrëveshje, nesër do të nënshkruhet dhe kontrata e tij do të jetë dyvjeçare”.

Në një prononcim tjetër për publikun, vetë Ranieri shprehet i ngazëllyer nga detyra e re.

“Për mua kjo është një kënaqësi e veçantë. Jam i nderuar që jam në gjendje të punoj dhe të jap më të mirën për Romën”, ka thënë ish-trajneri i Juventusit dhe Chelseat.


Kjo është hera e parë që ai do të drejtojë klubin e tij favorit, ku edhe filloi hapat e parë të karrierës si futbollist profesional në vitin 1973.