LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Gallata nënshkruan me Gokhan Zan

Zyrtare: Gallata nënshkruan me Gokhan Zan

Galatasaray ka konfirmuar të hënën se ka nënshkruar me mbrojtësin Gokhan Zan, i cili ka kaluar te gjiganti turk si transfer i lirë.

Në fund të sezonit që shkoi, Zan përfundoi qëndrimin e tij te Besiktasi, mirëpo nënshkrimi me Gallatën ka ardhur si befasi.

Transferimi i Zan është bërë për ta zëvendësuar lojtarin në largim, Servet Cetin, i cili sipas të gjitha gjasave gjatë këtij afati kalimtar do t’i bashkëngjitet Marseilles.