LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: FFK vendos që Superkupa e Kosovës mes Dritës dhe Prishtinës të zhvillohet në Turqi

Zyrtare: FFK vendos që Superkupa e Kosovës mes Dritës dhe Prishtinës të zhvillohet në Turqi

FFK në mbledhjen e mbajtur të Komitetit Ekzekutiv ka vendosur që ndeshja e Superkupës mes Dritës dhe Prishtinës të zhvillohet në Turqi.

Kjo ishte përfolur shumë gjatë muajit të fundit dhe vendimi tashmë është marr në pajtim me dy klubet.

“KE diskutoi rreth përgatitjeve për fillimin e stinorit pranveror të garave, me konstatimin se përgatitjet e të gjitha organeve të FFK-së po rrjedhin sipas dinamikës së paraparë. Po ashtu, edhe klubet i kanë filluar përgatitjet e tyre në të gjitha segmentet, ku shihet një interesim i madh i tyre për prurjet e reja në skuadra”.


“KE diskutoi edhe rreth riformatimit të sektorëve në FFK me qëllim të ngritjes së profesionalizimit dhe efikasitet në punë në administratën e FFK-së”.

“Po ashtu, KE diskutoi edhe rreth zhvillimit të ndeshjes së Superkupës, ndërmjet kampiones në fuqi Dritës dhe fitueses së Kupës, Prishtinës, e cila ndeshje zakonisht i paraprinë fillimit të edicionit të ri, por për shkaqe të pandemisë COVID-19 dhe orarit të ngjeshur të garave nuk kishte arritur të zhvillohej, andaj me pëlqimin e të dyja klubeve u vendos që kjo ndeshje të zhvillohet në Antalia më 23 janar, duke pasur parasysh se në këtë periudhë kohore të dy klubet gjenden në përgatitje në Turqi”, thuhet në njoftim.

Po ashtu është folur edhe për një ndihmë ndaj klubeve, e cila do të jepet nga FFK.

“KE shqyrtoi edhe mundësitë e përkrahjes financiare të klubeve para fillimit të stinorit pranveror, duke pasur parasysh gjendjen e vështirë të tyre për shkak të pandemisë dhe do të bëjë gjithçka që është në mundësitë e saj që sërish t’u del në krahë klubeve”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Serie A
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Ndërkombëtare
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Premier League
Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Serie A
Kalo në kategori