LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Ballack vazhdon kontratën me Chelsean

Zyrtare: Ballack vazhdon kontratën me Chelsean

Chelsea ka pohuar sot se mesfushori gjerman Michael Ballack ka vazhduar marrëveshjen me klubin anglez edhe për një vit.

Gjermani kishte zbuluar pas finales së Kupës FA se ishte pajtuar për vazhdim njëvjeçar të marrëveshjes, ndërsa sot edhe vetë blutë kanë pohuar këtë.

“Chelsea mund të pohojë se ka arritur marrëveshje me Michael Ballack për të vazhduar kontratën deri në vitin 2010. Michael ishte kyç për ekipin tonë gjatë tri viteve të kaluar, dhe në mënyrë të natyrshme jemi të gëzuar që ai është pajtuar të vazhdojë kontratën”, thuhet në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të Chelseat.

“Jam shumë i lumtur që do të mbetem në Chelsea edhe një vit, pasi kjo gjithmonë ishte dëshirë e imja, të luaj në Londër deri në Kupën Botërore 2010”, ka thënë Ballack.