LAJMI I FUNDIT:

Zvogëlohet numri i turistëve në Kroaci

Zvogëlohet numri i turistëve në Kroaci

Numri i turistëve që kanë vizituar Kroacinë gjatë katër muajve të parë të vitit 2009 është zvogëluar për 6% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Agjencisë turistike nacionale, për periudhën janar-prill të vitit 2009, 834.984 njerëz vizituan Kroacinë, shumica e tyre duke shkuar në bregun e Adriatikut.

Shumica e vizitorëve kanë ardhë nga Gjermania, ndërsa në vendin e dytë dhe të tretë janë sllovenët, si dhe turistët vendor. /Makfaks/