LAJMI I FUNDIT:

Zvicra nuk e vazhdon marrëveshjen për sigurim social me Kosovën

Zvicra nuk e vazhdon marrëveshjen për sigurim social me Kosovën

Qeveria e Zvicrës ka vendosur që të mos e ripërtërijë marrëveshjen për sigurimin social me Kosovën, e cila skadon më 1 prill. Në këtë mënyrë, do të jetë i goditur një numër i madh i 170 mijë njerëzve nga Kosova, që punojnë në Zvicër, thotë sindikata më e madhe zvicerane UNIA, në faqen e saj në internet.

Sipas njoftimit të sindikatës, vendimi i Qeverisë së Zvicrës, që “pa negociata dhe pa paralajmërim” të mos e vazhdojë marrëveshjen për sigurim social, do të thotë se njerëzit nga Kosova, pensionin invalidor mund ta marrin vetëm nëse mbesin të jetojnë në Zvicër. Nëse kthehen në Kosovë, e humbin të drejtën për pension.

Vendimin e tyre për mos ripërtëritjen e marrëveshjes, autoritetet e Zvicrës e kanë arsyetuar me vështirësitë për vërtetimin e gjendjes shëndetësore të atyre që e marrin pensionin invalidor të Zvicrës, e jetojnë në Kosovë.

Sindikata më e madhe zvicerane, UNIA, konsideron se këto “vështirësi, nëse me të vërtetë ekzistojnë, nuk mund ta arsyetojnë diskriminimin e dhjetëra mijëra njerëzve nga Kosova, të punësuar në Zvicër, dhe të familjeve të tyre”.


Sindikata kërkon që Qeveria e Zvicrës përsëri ta nënshkruajë marrëveshjen për sigurimin social me Kosovën.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Ekonomi
Kalo në kategori