LAJMI I FUNDIT:

Zvicra mezi pret të festojë

Zvicra mezi pret të festojë

Fokusi i vëmendjes kësaj jave sillet rreth projektit prej 18 miliardë frangash zvicerane (16.6 miliardë dollarë) Gotthard, që do të risjellë në pronësi të Zvicrës kurorën e tunelit më të gjatë në botë të transportit, 60 kilometra, kurorë që Japonia e mori në vitin 1988 me tynelin Seikan në Ngushticën e Tsugaru, që llogaritej 54 km (33 milje).

Megjithëse ka akoma edhe një seksion të tunelit për të gërmuar dhe nuk parashikohet të përfundojë deri më 2011-ën, vëmendja e mediave ilustron këtë pasion të veçantë të zviceranëve.

Më shumë se 2,500 km (1,550 milje) me tunele kryqëzohen në udhët e Zvicrës, në një pikë ndërlidhjeje alpine midis dy rajoneve më dinamike ekonomike të Europës, Italinë veriore dhe Gjermaninë jugore.

Sipas zyrës së saj federale të transportit, Zvicra ka trafikun më të dendur hekurudhor të mallrave në Europën perëndimore, dhe të gjitha ngarkesat e saj kalojnë në një numër tunelesh.


Çdo vit, Kongresi Zviceran i Tuneleve që organizohet nga STZ, tërheq qindra ekspertë që diskutojnë për teknikat e konstruksionit, reduktimin e risqeve dhe teknologjinë.Zviceranët, gjithashtu janë duke studiuar ndërtimin e një tuneli të transportit automatik prej 240-km (149 milje) për të lidhur Zvicrën lindore me atë perëndimore. I ashtuquajturi "Swiss Cargo Tube" do të transportojë mallra deri në 60 metra nën tokë, 24 orë në ditë.

"Për momentin Cargo Tube është vetëm imagjinatë, por shanset për ta bërë atë realitet duken pozitive”,- thotë Guido Guetter, i cili drejton grupin e kërkimeve. "Ai do të ishte i shpejtë i besueshëm, ambientalist, praktik dhe ekonomik”.

Por me planin e tij prej 149 miljesh, ai do të ishte gjithashtu shumë, shumë i gjatë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori