LAJMI I FUNDIT:

Zvicra hyri në recesion

Zvicra hyri në recesion

Bruto Prodhimi Vendor (BPV) i Zvicrës në tre muajt e parë të këtij viti regjistroi rënie prej 0.8 për qind, lajmëroi sot Ministria zvicrane e Ekonomisë.

Kjo do të thotë se Zvicra hyri në recesion, pasi që paraprakisht shënoi rënie të BPV-së edhe në tremujorin e fundit të vitit 2008.

Në nivel vjetor, BPV-ja e Zvicrës është zvogëluar për 2,4 për qind.

Impulset negative në ekonominë zvicrane arrijnë nga tregtia e jashtme. Eksporti i Zvicrës në tremujorin e parë shënon rënie prej 5,4 për qind, thuhet në kumtesën e Ministrisë zvicrane të Ekonomisë.