LAJMI I FUNDIT:

Zvicra ekonomia më konkuruese në botë

Zvicra ekonomia më konkuruese në botë

Sipas një studimi të ri, Zvicra është vendi me ekonomi më konkuruese në botë, pastaj vijnë Shtetet e Bashkuara.

Forumi ekonomik botëror i shpalli dje këto rezultate, bazuar në suksesin e vendeve në fusha të tilla si qeverisje e mirë, infrastrukturë, novacion dhe mundësi për shprehjen e talentit.

Në studim, Singapori renditet në vendin e tretë. Kina, Brazili dhe India shënuan përparim, ndërkohë që Rusia pësoi rënie. /rel/