LAJMI I FUNDIT:

Zvicra, e përmbytur nga paratë ilegale

Zvicra, e përmbytur nga paratë ilegale

Në bankat e Zvicrës janë depozituar 3000 miliardë franga. Sipas vlerësimeve rreth 50-70 % e tyre janë para të paligjshme. Sekreti bankar përbën një faktor të mirë të mirëqënies në Zvicër. Për këtë zviceranët e kanë mbrojtur atë vazhdimisht.

Dorëzimi nga ana e bankës më të madhe zvicerane UBS i të dhënave bankare për klientë të caktuar të saj autoriteteve të drejtësisë në SHBA konsiderohet sipas ligjit zviceran si shkelje e sekretit bankar.

Thuajse asnjë program televiziv në Zvicër nuk e ka lënë pa trajtuar problemin e sekretit bankar. Qëkurse banka UBS u dorëzoi autoriteteve amerikane të drejtësisë të dhëna për klientët e saj, po shtrohet pyetja nëse sekreti bankar është duke u shpërbërë.

56 % e zviceranëve mendojnë se Zvicra duhet t’u vijë në ndihmë autoriteteve të vendeve të tjera, kur është fjala për invazion fiskal. Deri tani ligji parashikon një ndihmë të tillë vetëm në raste mashtrimi me taksat.


"Duhet të shtrojmë pyetjen a duam ta kemi këtë privilegj apo jo. Në rast se po duhet të pranojmë se bëjmë edhe diçka ilegale. Në rast se kjo është o.k. dhe pranohet, atëhere mund të mos kesh problem ta thuash, në rast të kundër kemi të bëjmë me moral të dyfishtë dhe duhet mënjanuar ", thotë një zvicerian.

Heqja e sekretit bankar do ta rrezikonte Zvicrën si vendi i bankave, thonë mbrojtësit e sekretit bankar. Por në radhët e popullisisë ky argument nuk po shkon më. Ndryshimi në qëndrim në radhët e popullsisë duket se po arrin edhe në radhët e politikës.

Ministri zviceran i Financave Merz u shpreh së fundi për herë të parë për koncesione në lidhje me sekretin bankar. E qartë është se deri në takimin e G20- në Londër Zvicra duhet ta heqë qafe këtë imazh të pakëndshëm, sepse ndryshe rrezikon të përfshihet në listën e zezë.

Zvicra është thuajse i vetmi vend në botë që bën dallim mes invazionit fiskal dhe mashtrimit fiskal. Për këtë politikanë të ndryshëm kërkojnë që kësaj praktike t’i jepet fund këtij, sepse prej saj mund të dëmtohet e gjithë ekonomia zviceriane.

Në rast të zbutjes së sekretit bankar nga bankat zvicerane pritet të ketë tërheqje parash të paligjshme që shkojnë në miliarda. Për këtë politikanët vendas kërkojnë nga njëra anë që për këtë të vendosen afate.

Dhe nga ana tjetër që edhe vende të tjera, që përfitojnë prej ligjeve të tilla bankare si Luksemburgu, ishujt anglo-normadë të Kanalit të La Manshit apo Austria, të aplikojnë rregulla të njëjta.

Si për ironi, Lihtenshteini pritet që së shpejti të ketë emër më të mirë se Zvicra sepse ka deklaruar se ka ndër mend të bashkëpunojë me zyrat fiskale të vendeve të huaja edhe në lidhje me rastet e invazionit fiskal.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Kalo në kategori